16:22 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndahen çmimet vjetore në fushën e muzikës! Këta janë fituesit (Foto)

Në një ceremoni të organizuar sot, u bë ndarja e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2016, njofton MKRS-ja.

Ndarja e çmimeve për krijuesit në fushën e muzikës bëhet me qëllim që të nxitet promovimi i vlerave dhe të rritet krijimtaria.

Ndërsa këta janë fituesit e këtij viti të cilëve iu drejtua ministri i MKRS-së Kujtim Gashi:

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, iu nda kompozitorit Zeqirja Ballata.
Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.
Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertale iu nda kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.
Çmimi për veprën kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.
Çmimi për veprat korale iu nda kompozitorit Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor./Indeksonline/