10:05 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndahet Arsenali, futbollistët nuk festojnë me Sanchezin (Foto)

Alexis Sanchez është shumë afër largimit nga Arsenali dhe shumë shpejt mund ta shohim me fanellën e Manchester Cityt.

Sanchez shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Crystal Palace, mirëpo shokët e tij të skuadrës nuk festuan me të, në përjashtim të dy futbollistëve.

Legjenda e Arsenalit, Hanry ka akuzuar futbollistët e Arsenalit për shmangie ndaj festimit të kilianit.

“Ka një ndarje në ekip. Ai (Sanchez) u kërkon atyre të vijnë e të festojnë. ‘Pse nuk vijnë ata? A nuk doni të festoni? ‘

“Nuk e di se çfarë është situata, por zakonisht kur rezultatet e ekipit tuaj nuk shikoni se kush shënon”.

“Nëse filloni të mendoni, ‘Do të shkoj, nuk do të shkoj’, ka diçka që nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh”, ka thënë Henry. /IndeksOnline/