11:05 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndahet nga jeta reperi i njohur, fansat në panik!

“Lost it” është një këngë e cila u kthye në hit menjëherë. Por së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se reperi Rich The Kid është ndarë nga jeta.

Pak orë më parë në Instagramin e tij janë fshirë të gjitha fotot e tij dhe është postuar një status ku shkruhet “U prehsh në paqe Rich the Kid 1992-2018”.

Fansat e reperit 26 vjeçar janë në panik sepse nuk dihet nëse ai është gjallë dhe kjo është një lojë apo ai është qëlluar për vdekje.

Pavarësisht komenteve ngushëlluese ka dhe nga ata që shkruajnë se reperi po përpiqet të tërheqë vëmendjen, ose ndryshe ka bërë këtë postim për të treguar fundin e karrierës

Temat: