Ndalesa e veturave, stërmbushën autobusët me qytetarë (Foto)
Krejt kjo, për shkak të vendimit për ndaljen e veturave që të mos hyjnë në qendër të Prishtinë.
Duke qenë se me vetura nuk mund të hynë në qytet, edhe shumica e qytetarëve sot përdorën autobusin uraban pa pagesë, raporton Indeksonline.
Ky vendim i Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit erdhi pas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit të cilat e ranguan Prishtinën, qytetin e parë në botë me të ndotur.
Si masë për përmirësimin e kësaj gjendje shqetësuese është ndalja e veturave jashtë qendrës, mospërdorimi i thëngjillit, etj./Indeksonline/