17:27 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalet Chelsea, lëshon vendin e dytë

Chelsea ka barazuar pa gola kundër Everton në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Sarri nuk ia doli të marrë pikë të plota në këtë takim shumë të vlefshëm që do ta mbante në vend të dytë edhe nëse fitonte Manchester City.

Chelsea tashmë ka 28 pikë në vendin e tretë, një më pak se Manchester City dhe dy më pak se Liverpool. /IndeksOnline/

Temat: