09:20 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Ndalohen dy persona te Dheu i Bardhë, po niseshin ilegalisht për në Zvicër

Dy persona, meshkuj kosovarë, janë ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi po tentonin të arrinin ilegalisht deri në Zvicër.

Sipas viktimave, nga një i dyshuar u është premtuar së do të marrin ndihmë për të arritur në Zvicër.

I dyshuari kishte kërkuar 8500 euro për t’iu ndihmuar.

Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.