09:40 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndalohet përdorimi i plastikës, në Everest

Autoritetet e Nepalit kanë ndalur përdorimin e plastikës në rajonin e Everstit.

Masa vjen si një përpjekje për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të lëna pas nga alpinistët.

Ndalimi do të hyjë në fuqi në Komunën Khumbu Pasang Lhamu, nga janari i vitit 2020.

Një zyrtar lokal tha për AFP-në se kjo do të ndihmojë në mbajtjen e rajonit, Everestit dhe pastërtinë e maleve për një kohë të gjatë.

Autoritetet, kohët e fundit pastruan 11 tonë mbeturina nga mali Everest.

Të gjitha shishet plastike për pirje dhe plastika do të ndalohen në provincë.

Kompanitë e udhëtimit, linjat ajrore dhe Shoqata e Alpinistëve të Nepalit do të punojnë me zyrtarët lokalë për të zbatuar ndalimin.

Khumbu Pasang Lhamu pret dhjetëra mijëra turistë çdo vit dhe Qeveria po prezanton gjithnjë e më shumë masa për të kufizuar efektin që ata kanë në zonë.

Aktualisht, marrja e lejes për ngjitjen në malin më të lartë në botë kushton 11.000 dollarë. Gjithashtu, është sugjeruar rritjen e kësaj shifre në të paktën 35.000 dollarë.

Deri tashti gjatë vitit 2019 të paktën 11 persona vdiqën ose u zhdukën në majën e Everest, nga një rekord prej 885 personave që u përpoqën të ngjiteshin në Everest.