09:30 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Ndërhyrja brutale e ish-mbrojtësit të Romës, ia “shqyen” fytyrën portierit kundërshtar

Ndeshja e raundit të 33-të në Serien A në Brazil, midis Vasco de Gamas dhe Bahias do të mbahet mend për ashpërsinë në fushë.

Në minutën e 78-të, ish-lojtari i Romës, Leandro Castan, bëri një ndërhyrje brutale në portierin kundërshtar, shkruan IndeksOnline.

Castani goditi me këmbë në fytyrë portierin Douglas Firdrich, topi shkoi në rrjetë, kurse shokët e tij të skuadrës festuan epërsinë.

Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes mori një “telefonatë” nga dhomat e VAR-it dhe goli u anulua, kurse Castani u ndëshkua me karton të kuq./IndeksOnline/