19:26 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndërhyrja në Salah paraqitet si pyetje në provimin e ‘Kodit Penal’

Ndërhyrja e Ramos që e detyroi Salahun të largohet nga fusha pas 30 minutave në finalen e Ligës së Kampionëve, është paraqitur si një pyetje në një provim juridik.

Faqet siriane në Facebook qarkullojnë imazhe nga provimi i Kodit të Përgjithshëm Penal, nga studentët e vitit të parë në Universitetin e Damaskut transmeton IndeksOnline.

Pyetja thotë: “Sergio Ramos lëndoi Mohamed Salahun në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018. Natyrisht, Ramos nuk mund të jap llogari për këtë veprim nga një përspektivë e ligjit penal për shkak të kushteve që e bëjnë përdorimin e dhunës të justifikuar në sport. Konstatoni këto kushte.”

Pyetja duket se ka të bëj me një humor të mirë dhe rivalitet sportiv nga shumica e studentëve, duke thënë disa se profesori që e vendosi provimin ishte një “tifoz i mposhtur i Barcelonës” , dhe kishte inat që rivalët e tyre fituan Championsin.

Një tjetër përdorues i Facebook-it komentoi: “Çdo tifoz i Barcelonës do të kishte hequr dorë nga letra e provimit dhe do të largohej kur të dëgjohej emri i Ramos”

Të tjerët e lavdërojnë profesorin që shkroi pyetjen për studentët duke marrë një shembull të jetës reale, ndërsa faqja zyrtare e Universitetit në Facebook poashtu mbrojtën profesorin.

“Pyetja ishte e qartë dhe e sinqertë. Të gjitha falenderimet dhe vlerësimet shkojnë tek stafi akademik në përgjithësi” shkruan në postim.

Ndërkohë poashtu është publikuar në Facebook përgjigja e një studenti për këtë pyetje, ku ai shkruan:

“Kushtet janë: 1 – Se loja është mbajtur në përputhje me ligjin, 2 – Se lojtari i lënduar ka marrë pjesë me vetpelqim në lojë , 3 – Për lojtarin e lënduar që i ka respektuar rregullat dhe parimet e lojë,s dhe 4 – Për lëndimet që janë të qëndrueshme gjatë lojës” . /IndeksOnline/