08:51 / E Premte, 03 Shtator 2021 / B O

Ndërhyrje horror ndaj Messit, ky lëndim për pak mund të ia përfundonte karrierën

Argjentina e ka mposhtur mbrëmë Venezuelën në kualifikimet për Botëror me rezultat 1-3. Kjo ishte ndeshja e parë për Argjentinën pasi fituan Kupën e Amerikës së Jugut pak muaj më parë.

Por, kjo ndeshje për pak mund të ishte fatale për Leo Messin, shkruan Indeksonline.

Adrian Martinez kishte ndërhyrje horror ndaj tij dhe për pak mund të ia përfundonte karrierën. Gjyqtari e ndëshkoi me të kuq venezuelasin, ndërsa Messi pas një trajtimi mjekësor, arriti ta vazhdon ndeshjen.

Komentatori i ndeshjes ka thënë në komentim se kjo ishte ndërhyrja më e ashpër që kishte parë ndonjëherë ndaj Messit./Indeksonline/