10:16 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Ndërprehet paraqitja e provimit teorik për patent-shoferë

Që nga sot është ndërprerë paraqitja e provimit teorik për kategorinë A dhe B për t’u pajisur me patent-shoferë.

Sipas njoftimit që është vendosur në objekt ku kandidatët paraqesin provimin për patent-shoferë thuhet se ky vendim është deri në një kohë të pacaktuar, shkruan IndeksOnline.

Një lexuese për IndeksOnline është shprehur e shqetësuar për këtë pasi nuk pati asnjë paralajmërim dhe arsyeje për ndërprerjen e provimit teorik për patent-shoferë./IndeksOnline/