14:58 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndërpritet masa e paraburgimit për aktivistët e VV-së

Gjykata e Apelit të Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti të cilët do mbrohen  në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batusha, po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale  dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj  të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të  qëndrojnë në paraburgim.

Ky aktvendim  ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së  paraburgimit.

Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit./Indeksonline/