16:46 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Ndërpritet ndeshja në Angli, tifozët futen në fushë duke protestuar për gjendjen e klubit

Ndeshja mes Reading dhe Port Vale në League One në Angli është ndërprerë dhe nuk pritet të zhvillohet sot.

Me të filluar takimi, tifozët e ekipit vendas u futën në fushë për të protestuar mbi gjendjen e skuadrës së famshme në Angli, shkruan Indeksonline

Reading ka një histori të madhe në futbollin anglez dhe gjatë këtij sezoni po përballet me krizë të madhe rezultatesh.

Ata janë në pozitën e 21-të me vetëm 23 pikë të grumbulluara në 25 xhiro, duke rrezikuar rënjen nga League One./Indeksonline/