Ndërpritet trafikimi i armëve drejt Sllovenisë
Përfaqësuesit e administratës federale të policisë (FUP) kanë arrestuar organizatorë të trafikimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake në Slloveni dhe kërkojnë për më shumë persona të përfshirë në trafikun e armëve, njoftoi sot FUP.
Në rajonin e Travnikut u arrestua një 32-vjeçar, ndërsa policia po kërkon bashkëpunëtorët e tij dhe sot ka bastisur dy objekte në Zenicë që përdorin këto persona, transmeton Hina.