13:32 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë Aurora, vajza e cila vuante nga leukemia

Ka ndërruar jetë Aurora Krasniqi, vajza e cila vuante nga leukemia.

Aurora ishte diagnostifikuar me sëmundjen Leukemia Acute Lymphoblastice muaj më parë.

18 vjeçarja ka humbur betejën me jetën në një spital në Turqi. Ajo më parë kishte transplantuar palcën kockore në vitin 2017 ku donator ishte vëllai u saj.

Varrimi i Aurora Krasniqit do të bëhet nesër./Indeksonline/