15:38 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo është llogaria ku mund të kontribuoni për shërimin e Aurorës (Foto)

Aurora Krasniqi është një vajzë e re e cila ka nevojë për trajtim shëndetësore pasi po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Për t’i ndalë në ndihmë Aurorës janë mbledhur shumë njerëz e një ndër ta edhe deputeti Labinot Tahiri.

Labi madje ka vizituar vajzën edhe në spital. Ndërsa sot është bërë publike edhe xhirollogaria në të cilën secili që ka mundësi mund të ndihmojë me donacion parash në mënyrë që Aurora t’i nënshtrohet trajtimit të nevojshëm shëndetësorë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë nga Tahiri:

Pershendetje te gjithëve! Ja ku e keni kontonumrin, dhe me mundesit që kemi, të kontribojme para sezones verore, e t’a shpëtojmë edhe kētë engjull??✊?. Sot vajzë, nesër një nënë!

Të gjitha donacionet do të i publikojmë për hirë të transparences.

Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Labi, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.