11:19 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deri dje ishin mbledhur 100 mijë euro për shërimin e Aurorës, Haradinaj i shton edhe 500 (Foto)

Aurora Krasniqi është një vajzë e re e cila vuan nga Leukemia. Ajo është dërguar në Turqi ku edhe i duhen para shtesë për shërimin nga kjo sëmundje.

Deputeti Labinot Tahiri, mori iniciative për të ndihmuar Aurorën përmes mbledhjes së donacioneve të shumta.

Deputetë, ministra, artistë e shumë fytyra të njohura të vendit kontribuuan sa mundën për shërimin e vajzës, transmeton Indeksonline.

Sot është kryeministri i vendit Ramush Haradinaj i cili ka dhuruar 500 euro. Gjatë ditës së djeshme Tahiri bëri të ditur se ishin mbledhur 100 mijë euro e që duheshin edhe 50 mijë të tjera.

Zv/kryeministri, Behgjet Pacolli gjatë ditës së djeshme dhuroi 20 mijë euro për Aurorën./Indeksonline/