13:28 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë ish-futbollisti i Real Madrid dhe Arsenal

Futbolli spanjoll sot ka marrë një lajm të hidhur.

Futbollisti i njohur Jose Antonio Reyes ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.

Reyes vdiq në moshën 35 vjeçare. Këtë sezon ishte duke luajtur për skudrën e Extremadura.

Në të kaluarën kishte luajtur për ekipe të njohura si Real Madrid, Arsenal, Sevilla, Atletico Madrid, Espanjoll etj.  

Sa ishte pjesë e Real Madrid kishte shënuar gol kundër Barcelonës.

Reyes ishte spanjolli i parë që fiton Premier Ligën. /Indeksonline/