Ndërron jetë ish-kryetari i Arsenalit
Ish-kryetari i Arsenalit, Sir Chips Keswick, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Lajmin i hidhur u bë i ditur në një deklaratë të Arsenalit këtë mëngjes.
Keswick u bë kryetar i Arsenalit në vitin 2013. Gjatë kohës së tij atje ai mbikëqyri skuadrën duke fituar dy FA Cup.
Keswick e kishte vendin e rezervuar përjetë në ulëset e stadiumit të Arsenalit dhe ishte deri në vdekje tifoz i rregullt i skuadrës./Indeksonline/