12:39 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit (Foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare legjenda e Liverpoolit, Tommy Lawrence.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze dhe klubi i Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Lawrence qëndroi 14 vite në “Anfield” dhe bëri afro 400 paraqitje.

77-vjeçari ishte pjesë e ekipit, kur Liverpooli fitoi titullin e parë të FA Kupë në vitin 1965.

Ai u largua na klubi i Liverpoolit në vitin 1971 dhe u bë pjesë e Tranmere Rovers./IndeksOnline/