20:27 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë legjenda e muzikës

Këngëtari i njohur Roy Clark ka ndërruar jetë.

Legjenda e muzikës dhe ish-drejtuesi i serisë televizive ka vdekur të enjten në moshën 85 vjeçare në shtëpinë e tij në Tulsa, Oklahoma, shkruan Indeksonline.

Këngëtari kishte pasur komplikime nga pneumonia të cilat i morën jetën.

Clark ishte i njohur edhe si muzicient ndërsa luante instrumente të ndryshëm si kitarën, mandolinën, harmonikën, mandolinën dhe shumë instrumente të tjera muzikore.

Ndryshe, Roy ishte fitues i çmimit ‘Grammy’ me këngën ‘Alabama Jubilee./Indeksonline/

Temat: