09:20 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Ndërron jetë në aksident trafiku futbollisti i njohur afrikan

Futbollisti i njohur afrikan, Anele Ngcongca ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Reprezentuesi i Afrikës së Jugut u aksidentua rëndë në provincën afrikane, Kwazulu Natal, shkruan Indeksonline.

Bashkë me të në veturë ishte edhe një femër e cila raportohet se është në gjendje kritike.

Mbrojtësi i krahut për 9 vite ishte futbollist i skuadrës së njohur belge, Genk.

Së fundi ai po luante për skuadrën tjetër belge, Roeselare./Indeksonline/

Anele Ngcongca of Mamelodi Sundowns during the 2019 Nedbank Cup match between Chippa United and Mamelodi Sundowns at the Nelson Mandela Bay Stadium,Port Elizabeth on the 26 January 2019 ©Deryck Foster/BackpagePix