23:08 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel

Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, nëna e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

Tutje u shtua se Herlind Kasner vdiq në fillim të muajit, por që lajmi u bë i ditur sot.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg, në vitin 1954, duke u zhvendosur më pas në ish-Gjermaninë lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor i cili vdiq në 2011./Indeksonline/