08:36 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndërron jetë prezantuesi i njohur televiziv

Prezantuei televiziv, Keith Chegwin ka vdekur në moshën 60 vjeçare, pas një beteje të gjatë që ka pasur me një sëmundje në mushkëri.

Lajmin për kalimin e tij nga kjo botë e ka bërë familja e të njërit përmes një njoftimi, shkruan Mirror.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Keith Chegwin kaloi në botën tjetër, pas një sëmundje të gjatë në mushkëri, e cila ia përkeqësoi gjendjen sidomos në fund të këtij viti”.

“Kathe vdiq paqësisht në shtëpinë e tij pak pas mesnate. Gruaja e tij Maria, e bija Rose dhe i biri Ted ishin pranë tij deri në momentet e fundit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nderron-jete-prezantuesi-i-njohur-televiziv-473321/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright