18:12 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë ylli i Fraiser, John Mahoney

Ylli i Fraiser, aktori John Mahoney, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare në Chikago pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai ka ndërruar jetë të dielën në një bujtinë.

Përfaqësuesi i tij, Wendy Morris, me pikëllim ka dhënë lajmin për vdekjen, duke njoftuar se edhe familja do të dalë më një qëndrim zyrtar.

John kishte luajtur të famshmin Martin në komedinë amerikane Fraiser në NBC, gjatë viteve 1993 deri më 2004.

Temat: