12:05 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Ndërtim pa leje – Autoritet portugeze do të rrënojnë një pjesë të vilës së Ronaldos

Ende nuk e ka marrë veten nga humbja në ‘Old Traford’, Cristiano Ronaldo merr një lajm shumë të keq.

Sulmuesi i Manchester United është njoftuar nga autoritetet portugeze se duhet të shembë një pjesë të vilës së tij në veri të vendit.

Një pjesë e vilës së tij luksoze nuk është përfshirë në projektin origjinal që Ronaldo kishte paraqitur për të marrë lejen e ndërtimit.

Ata i kanë dhënë një afat deri në mars të vitit 2022 për të shembur vetë atë pjesë para se autoritet të ndërhyjnë. /IndeksOnline/