14:40 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja Barcelona – Sevilla rrezikon të shtyhet

Barcelona pritet të ndeshet me Sevillan të shtunën në mbrëmje, në kuadër të xhiros së 9-të në La Liga.

Megjithatë, kjo ndeshje si dhe katër të tjera mund të shtyhen. Kjo për arsye se në Barcelona ka reshje të mëdha të shiut dhe në rast se ato vazhdojnë deri të shtunën në mbrëmjë atëherë do të ishte i pamundur zhvillimi i ndeshjës në kushte të rregullta.

Katër ndeshjet tjera që rrezikojnë të shtyhen janë: Valencia – Leganes, Villarel – Atletico Madrid, Betis – Villarel dhe Huesca – Espanyol. /IndeksOnline/