18:03 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Bullgari – Angli do të luhet me numër të reduktuar tifozësh

Është konfirmuar se ndeshja e vlefshme për kualifikimet e EURO 2020, Bullgari – Angli do të luhet para një numri të reduktuar të tifozëve, përcjellë Indeksonline.

Bullgaria është goditur me një mbyllje të pjesshme të stadiumit nga UEFA pasi tifozët e tyre u shpallën fajtorë për sjellje raciste në ndeshjet kundër Kosovës dhe Republikës Çeke muajin e kaluar.

Federata e futbollit të Bullgarisë është urdhëruar të bllokojë së paku 5 mijë ulëse në ndeshjen që do të zhvillohet më 14 tetor.

Arena ka një kapacitet prej 46,340./Indeksonline/