17:40 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndeshja e futbollit në Brazil kthehet në “luftë”, policia përdor gaz lotësjellës

Ndeshja në mes të Atletico Goianiense dhe Vila Nova është kthyer në një arenë dhune.

Pamjet e turpshme tregojnë lojtarë nga të dyja skuadrat duke mbajtur sytë për shkak se policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Sherri filloi fillimisht në mes futbollistëve të dy skuadrave e më pas u përfshinë edhe tifozët.

Më pas reagoi policia ku përdorimi i gazit lotsjellës ishte e vetmja mënyrë për të ndalur turmat. /IndeksOnline/