22:57 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e Ligue 1 ndiqet nga një “Jakuzzi” në stadium

Një ndeshje mund të ndiqet nga shkallët e stadiumit ose nga tribuna. Nga një ndenjëse aspak e rehatshme apo nga një sektor privat. Por, të paktën deri tani, askush nuk kishte patur privilegjin, veçanërisht në një kampionat të rëndësishëm si Ligue 1, që ta ndiqte ndeshjen nga një vaskë me hidromasazh.

Pikërisht, deri tani, sepse, siç ka bërë të ditur “L’Equipe”, katër fatlumë e kanë përjetuar këtë eksperiencë të veçantë në “Stade Malherbe” të Caen, gjatë një ndeshje të vendasve kundër Lyon. Një reklamë e çuditshme, por që ka marrë rezultatin që donte: një ekspozim mediatik të pabesueshëm.

“Jacuzzi: është ofruar nga “Thalazur”, një kompani lokale që merret e me talasoterapi (terapi me ujë). Në bashkëpunim me Caen, ka bërë një lotari në rrjetet sociale për të caktuar katër fituesit, të cilët janë paraqitur me rroba banje në “Stade Malherbe”.