Ndeshja e parë finale i takon skuadrës New York Knicks, fiton në mënyrë spektakolare ndaj Spurs
Skuadra e New York Knicks ka shënuar fitoren e parë në finalen e play-offit në NBA.
Knicks fituan me kthesë, 95:105 ndaj San Antonio Spurs, shkruan Indeksonline
Më i miri në ndeshje ishte basketbollisti amerikan, Brunson që shënoi 30 pikë, bëri tri kërcime dhe dy asiste.
Kurse te Spurs-at më i miri ishte francezi, Wembanyam – me 26 pikë, 12 kërcime dhe dy asiste./Indeksonline/

