23:23 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Ndeshja e parë në Evropian si startues, Billy Gilmour zgjidhet lojtari i ndeshjes, Angli-Skoci

Ndeshja Angli-Skoci që përfundoi me rezultat 0:0, nuk dhuroi futboll kualitativ.

Megjithatë, kjo ndeshje do të mbahet mend për performancën fantastike të një 20 vjeçari, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për mesfushorin skocez, Billy Gilmour që sonte pati paraqitje fantastike.

Ai fitoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes” me plot meritë. Kjo ishte ndeshja e parë si startues e Billy Gilmour në një Kampionat Evropian. /Indeksonline/