22:48 / E Premte, 06 Maj 2022 / OSH

Ndeshja e parë për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun e madh të CS:GO, kundër ekipit më të mirë turk Eternal Fire

Të hënën më 9 maj, ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit turk Eternal Fire, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ekipet më herët kanë zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kundër njëra-tjetrës, në kuadër të turneut kualifikues Funspark ULTI 2021 Europe, ku fitues doli ekipi Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.Ndeshja e Bad News Eagles kundër Eternal Fire do të zhvillohet me datën 9 maj duke filluar nga ora 12:00, në formatin ‘Bo1’.

Për të gjithë të interesuarit, ndeshjen mund ta shikoni në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch, si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube./Telegrafi/