18:27 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e PSG kundër Red Star Belgrade nën hetime si ndeshje e shitur

Në ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, gjiganti francez shkatërroi me rezultat 6-1 ekipin serb Red Star Belgrade.

Pas humbjes 3-2 nga Liverpool, ekipi i Tuchel u rikthye me fitore kundër kampionëve të Serbisë, transmeton Indeksonline.

Por humbja me këtë rezultat të thellë e ekipit nga Beogradi ishte befasuese duke parë ndeshjen e parë kundër Napolit, ku arritën të siguronin një barazim.

Raportet nga gazeta franceze, L’Equipe kanë siguruar që autoritetet franceze janë alarmuar nga UEFA që të hapin një rast për ndeshje të shitur.

Në raport shkruan se arsyeja  e humbjes së thellë është një zyrtarë i klubit serb që ka vendosur me bast pesë milion euro se ekipin i tij do të humbiste me epersi prej pesë golave.

Nëse kjo del të jetë e vërtet atëherë ekipi serb  nuk do të ketë të paraqitet në kompeticionet evropiane për një kohë të gjatë./Indeksonline/