13:58 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / L K

Ndeshja e U21-ve Kosovë-Izrael, luhet pa tifozë

Grupmoshat U21 të Kosovës do të presin nesër në Podujevë përfaqësuesen izraelite. Ndeshja është vendosur përfundimisht që të luhet pa tifozë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Ndeshja fillon nesër në orën 13:00.

Kosova ka pesë pikë në tabelë, ndëra Izraeli zë pozitën e fundit me vetëm 1 pikë në tabelë./Indeksonline/