21:02 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gjelbrim

Ndeshja Prishtina – Drita, luhet me praninë e tifozëve dhe nën dritat e reflektorëve

Ndeshja e shtyrë mes Prishtinës dhe Dritës, e cila i takon xhiros së tretë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll, do të luhet me pranin e tifozëve dhe nën dritat e reflektorëve.

Kjo vie pas vendimit të FFK-së, ku i ka zbutur dënimin FC Prishtinës, duke i lejuar që ndeshjet si vendas ti luaj me praninë e tifozëve dhe në stadiumin ’’Fadil Vokrri’’, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje do të luhet më 28 shtator (e mërkurë(, më fillim nga ora 19:00.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Prishtinës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i plotë:

𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐢 𝐳𝐛𝐮𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐢, 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐝𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐢𝐟𝐨𝐳𝐞̈ 𝐧𝐞̈𝐧 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞𝐟𝐥𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ “𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐕𝐨𝐤𝐫𝐫𝐢”

FC Prishtina ndeshjen e radhës që është shtyrë e që i takon i takon xhiros së tretë të Albi Superligës së Kosovës në futboll ndaj FC Dritës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 28 shtator (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00.

Prishtinës i është zbutur dënimi prej dy ndeshjeve që duhej t’i luante pa tifozë, vendim që ishte marr nga Komisioni Disiplinor pas incidentit që ndodhi para ndeshjes kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvilluar në fillim të këtij muaji.

Prishtina ishte dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 1200 euro.

Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë të premten ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë pjesërisht pas rishqyrtimit të lëndës ku ka vendosur që Prishtina të dënohet me vetëm një ndeshje pa praninë e shikuesve, ndërsa gjoba prej 1200 eurosh ka mbetur në fuqi.

Prishtina tashmë e ka kryer plotësisht dënimin pasi paraprakisht ka luajtur pa tifozë ndaj Malishevës, disa ditë më parë në Lipjan./IndeksOnline/