14:35 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndeshje e çmendur, ekipi i Rrahmanit shkrin epërsinë e tri golave për 15 minuta

Verona dhe Torino ishte ndeshja e parë e ditës së sotme në Serie A dhe ishte ndeshje e çmendur.

Takimi përfundoi në paqe 3:3, por lufta deri aty ishte aspak paqësore.

Brenda 61 minutave, Torino ishte në epërsi prej tri golave, ndërsa fundi ishte i tmerrshëm për ta, shkruan Indeksonline.

Për 15 minuta, Verona arriti të nxjerrte një pikë duke shënuar plot tri herë.

Në këtë ndeshje startues ishin edhe Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla që luajtën  për 90 minuta të plotë./Indeksonline/