21:59 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndeshje për “infarkt”, Atletico mposht Barcelonën

Barcelona sonte e ka humbur një ndeshje të cilën do ta mbajë në mend për një kohë të gjatë.

Një ndeshje e cila ishte përplotë drama, nga humbja katalunasit kaluan në epërsi e të njëjtën gjë e bëri edhe Atletico Madridi.

Ishte Koke ai që kaloi në epërsi skuadrën e Atleticos kurse Messi barazoi, e Griezmann e kaloi skuadrën e Barcelonës në epërsi.

Por Morata dhe Correa ishin futbollistët që me golat e tyre në minutat e 80-ta i siguruan Atletico Madridit fitoren.

Po ashtu skuadrës së Barcelonës dy gola i janë anuluar pas shikimit të VAR-it./Indeksonline/.