13:49 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Ndeshjet e kupës në Angli do të fillojnë me një minutë vonesë

Çdo ndeshje e raundit të tretë të FA Cup do të fillojë një minutë më vonë se zakonisht për të promovuar shëndetin mendor.

Kjo fundjavë, e cila sheh skuadrat e Premier League dhe Championship në garë, është gjithmonë ikonike në kalendarin anglez të futbollit dhe këtë vit, do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Fushata e Shoqatës së Futbollit ‘Heads Up’, e cila synon të rrisë vetëdijen rreth shëndetit mendor, është arsyeja e vonesës.

“Shpresohet që nisma do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit për shëndetin tonë mendor, me 60 sekonda që përfaqëson vetëm hapin e parë në udhëtimin drejt përmirësimit të mirëqenies”, thuhet në një deklaratë të FA.

“Gjatë këtij minuti, tifozët do të inkurajohen të marrin në konsideratë ndikimin pozitiv që 60 sekonda mund të ketë në mirëqenien e tyre ose në mbështetjen e një shoku ose anëtari të familjes.”

Gjatë kësaj vonese iniciativa do të publikojë video sensibilizuese që luhen brenda stadiumit dhe transmetohen në TV live. 

Ndeshjet e raundit të tretë të FA Cup do të fillojnë në orën 12:31, 15:01 dhe 17:31 sot, ndërsa nesër ato do të fillojnë në orën 14:01 dhe 18:16./Indeksonline/