75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 02 Prill 2026 / Gj Sh

Ndeshjet e Superligës nga kjo fundjavë me orar të ri

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e xhiros së 27-të.

FFK-ja ka publikuar orarin e ndeshjeve ku shihen ndryshime, shkruan IndeksOnline.

Nga tani, ndeshjet do të luhen nga ora 15:00, e jo në ora 13:00 siç ishin deri mëtani.

Të shtunen janë tre ndeshje në program, Llapi – Ferizaji, Ballkani – Dukagjini dhe Prishtina e Re – Gjilani.

Ndërsa të dielen zhvillohen ndeshjet Drita – Malisheva dhe Drenica – Prishtina./IndeksOnline/