22:53 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndikimi i “Big Sam”, Evertoni “korrë” tjetër fitore (Video)

Skuadra e Evertonit është bërë e pandalshme nën urdhrat e Sam Allardyce i njohur si “Big Sam”.

Klubi nga Liverpoolit pas Newcastle Unitedit, mposhti edhe Swansea Cityn me rezultat 3 me 1 në “Godison Park”, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Fer, vendasit arritën ta kthenin ndeshjen në favor të tyre.

Në minutën e 45-të, Calvert-Lewin barazoi shifrat në 1 me 1, ndërsa në minutat 64-të dhe 73-të, Sigurdsson dhe Rooney, ia dhurojnë fitoren klubit të Evertonit.

Me këtë fitore, Blutë ngritën në pozitën e 9-të me 25 pikë, një më pak se pozita e 8-të Leicester City (26). Kurse Swansea e fundit me vetëm 12 pikë./IndeksOnline/