O’Connell: Nëse Evertoni shpallet kampion, do ta blej ”Birra Peja”
Siç e dimë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell është tifoz i flaktë i Evertonit.
Dhe, natyrisht, dëshira e tij më e madhe e tij tani për tani, është që skuadra e tij e zemrës ta fitojë titullin e Premier Leagues.
Megjithatë, gjasat janë minimale që Evertoni ta arrijë këtë sukses, pasi skuadra nga Marseyside, pas 16 javësh, renditet në vendin e shtatë, transmeton IndeksOnline.
Dhe në lidhje me këtë, një qytetar i shkroi koment O’Connellit me shaka duke e pyetur për një birrë nëse Evertoni e fiton këtë sezon titullin.
“Kur kismet Evertoni kampion edhe a po ma qet ni birrë?”, i shkroi një qytetar ambasadorit, në një bashkëbisedim të tij me qytetarët në Facebook.
“Nëse Everton bëhet kampion sivjet, do të blej gjithë fabrikën e birra Peja”, iu përgjigj ambasadori britanik./IndeksOnline/