07:56 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndiqni këto shenja që tregojnë nëse i dashuri juaj është anti shoqëror

Shumë persona e përdorin fjalën ‘sociopat’ për të përshkrua dikë që nuk e pëlqejnë.

Por në fakt kjo fjalë ka një kuptim tjetër. Ajo përdoret për të përshkruar një person që është jo-social dhe për ata që nuk e dinë se çka është mirë dhe çka është e keqe, transmeton Indeksonline.

Studimet kanë gjetur që një në 25 persona ka tipare të një sociopati. Prandaj ndokush është në lidhje me një person të tillë por nuk e dinë për shkak se ata janë simpatik dhe shumë karizmatik.

Psikologja australiane Marny Lishman në njërën nga intervistat e fundit ka treguar shenjat që ju tregojnë se jeni në lidhje me një sociopat.

Bukuria dhe shoqëria janë tiparet e tyre më të forta

Sipas doktoreshës Lishman, personat që janë sociopat janë anti-social dhe mund të ju bëjnë dëm pa dashje.

Ata dinë pak për ndjenjat tuaja

Një person i tillë mund të jetë i sjellshëm dhe simpatik në fillim të lidhjes. Por në momentin që nuk e marrin atë që duan, fillojnë të manipulojnë me ju dhe të sillen në mënyrë mizore.

Janë persona me aftësi për të gënjyer. Po ashtu nuk janë në gjendje të mbajnë një punë. Ata shkaktojnë probleme në vendet e tyre të punës./Indeksonline/