18:49 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndjenjë e veçantë! Diplomon piloti i parë i FSK-së

Të rinjtë e FSK-së, dita-ditës po e dëshmojnë që janë mëse të gatshëm për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit.

Kështu, sot nëntogeri Afrim Zabeli është diplomuar në Turqi si piloti i parë i FSK-së, shkruan Indeksonline.

Krahas tij, duket edhe komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, Naim Haziri.

Po i njëjti duket të jetë tejet i gëzuar me të arriturat e nëntogerit Zabeli.

Sipas tij, sukseset e panumërta të FSK-së dhengritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë./Indeksonline/