75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

Ndodh në Rusi, i ra nga duart…trofeu bëhet cop-cop!

Një moment i pazakontë ka ndodhur pas finales së Kupës së Rusisë, ku futbollisti i Spartak Moskës, Pablo Solari, e ka thyer trofeun gjatë festimeve me tifozët.

Mesfushori argjentinas po bënte fotografi para tribunave së bashku me kupën e sapofituar, kur trofeu i ra nga duart dhe u copëtua, shkruan Indeksonline

Megjithatë, incidenti nuk e zbehu festën e Spartakut, i cili triumfoi ndaj Krasnodarit pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Solari ishte një nga protagonistët e ndeshjes, duke realizuar golin e vetëm të skuadrës së tij para se moskovitët të siguronin trofeun nga pika e bardhë.

Pamjet e trofeut të thyer janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara pas finales së madhe./Indeksonline/