11:01 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ndodhë në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, ja sa zgjati operacioni [Foto+18]

Në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit  I.SH,  i lindur më 1954, t’i  hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.

Sipas një komunikate, tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme  të mëlçisë.

Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë,  Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

Për më tepër shikoni  fotografitë që dëshmojë operacionin!

Foto nga salla Urologji 1

Foto nga salla Urologji 2

Foto nga salla Urologji 3

Foto nga salla Urologji 4

Foto nga salla Urologji

/Indeksonline/