18:55 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Ç.Q

Ndodhë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, një femër do të jetë gjyqtare kryesore

Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, një femër do jetë gjyqtare kryesore në ndeshje.

Bëhet fjalë për francezen, Stephanie Frappart. Ajo do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen, Juventus-Dynamo Kiev, transmeton Indeksonline.

Frappart ka udhëhequr dy ndeshje të Evropa Ligës këtë sezon. Në karrierën e saj, ajo ka ndarë drejtësinë në 174 ndeshje dhe ka dhënë 637 kartonë të verdhë dhe 31 kartonë të kuq.

Ajo ka dhënë 40 penalti në karrierën e saj./Indeksonline/