13:45 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Ndryshime te lista e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, largohet Etrit Berisha

Etrit Berisha është larguar nga kampi i Kombëtares së Shqipërisë për shkak të një lëndimi.

Portieri prishtinas është larguar dhe do të mungoj në dy miqësoret e qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës së Çekisë, shkruan IndeksOnline

Teksa kuqezinjëve i është bashkuar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari.

Shqipëria ndeshjen e parë miqësore e luan më 5 qershor kundër Uellsit dhe më 8 kundër Çekisë./IndeksOnline/