22:34 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Ndryshime në certifikatën e vaksinimit, ja çfarë duhet të bëni

Një ditë më parë, Bashkimi Evropian futi Shqipërinë në listën e vendeve që i njihet pasaportë digjitale, duke e bërë kështu të njëvlefshme me “green pass-et” e rajonit.

Të gjithë personat në Shqipëri që kanë shkarkuar certifikatën e vaksinimit para datës 15 shtator, nuk është më e vlefshme.

Arsyeja është njohja e dokumentit nga Bashkimi Evropian. Certifikata ka të njëjtën pamje por ka ndryshuar kodi QR, i cili është formatuar dhe firmosur elektronikisht sipas standardeve të BE-së.

Kështu, e- albania njofton se duhet ta shkarkoni sërish dokumentin dhe ta ruani në celular ose ta printoni, për ta përdorur në rastet kur ju duhet.

Top Channel