13:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / AR

Ndryshime në Federatën Shqiptare të Futbollit, “gradohet” Fatjon Kodra

Fatjon Kodra është emëruar drejtor i marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Puna e mirë e bërë në këtë institucion ka sjellë edhe shpërblimin e merituar për Kodrën që tanimë ka një “mision” të ri.

Ky pozicion mbulohej nga Andi Verçani, por presidenti Armand Duka ka vendosur të bëjë ndryshime duke i besuar Kodrës këtë rol drejtuesi.

Eksperienca e madhe në gazetari dhe në pozicione të tilla të ngjashme, si dhe marrëdhëniet pozitive e të balancuara me gazetarët në vend, kanë bërë që Fatjon Kodra të jetë drejtori i ri i PR-it në FSHF.

Gjithmonë i gatshëm për të përmbushur me sukses çdo detyrë, teksa jemi mësuar ta shohim në çdo rast në krah të trajnerëve ndër vite të kuqezinjve. Tashmë privilegje më të mëdha, por edhe detyra më shumë për një nga njerëzit më punëtorë të Federatës Shqiptare të Futbollit.